Maska behet e detyrueshme edhe jashte | Lajme - News
Në rast të shkeljes së këtij rregulli, Kryeministri Edi Rama tha qytetarat do të marrin gjoba, të cilat do të vijnë bashkë me faturat e dritave. “Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përvec shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund ti shpëtojë dot askush. Implementimin e masës policia e shtetit dhe ajo bashkiake”, tha Rama. Sipas kreut të qeverisë kjo është një masë e domosdoshme për të shmangur një izolim të dytë që do të ishte me pasoja shumë më të rënda për shëndetin e njerëzve dhe ekonominë e vendit. “Ajo që duhet të bëjmë është të parandalojmë një karantinë të dytë. Një karantinë dytë do ishte katastrofale për ekonominë, individët dhe shtetit”, u shpreh ai. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se janë përgatitur disa skenar për përballimin e kësaj situate, ku parashikohen hapja edhe e 4 spitaleve rajonale, ndërsa është porositur dhe një sasi e konsiderueshme Emdesiviri per trajtimin e rasteve me covid “Qeveria shqiptare është angazhuar financiarisht në parablerjen e vaksinave me një fond parapagimi 4 milion dollarë. Ne e kemi bërë një marrëveshje. Paralelisht jemi duke punuar dhe me BE për të pasur procesin e vaksinimit edhe më herët. Përballja me vjeshtën dhe dimrin nuk do të jetë e lehtë. Do të kemi në total në dispozicion rreth 1600 shtretër bashkë me spitalet rajonalë, të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme”, shtoi ministrja. Ministrja theksoi se për të asistuar pacientët me Covid 19 që trajtohen në banesa do të jetë në dispozicion një ekip mbështetës. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/